MAJTAS APO DJATHTAS? KJO NUK ESHTE CESHTJA

Shqiptaret kane mbi pese muaj qe protestojne. Por te reduktosh krizen aktuale shqiptare ne nje diskutim mbi modelin e kapitalizmit dhe socializmit eshte ne rastin me te mire, naivitet, ne rastin me te keq, nje perpjekje vetesherbyese. Shqiperia nuk ka pasur mundesi t’i testoje keto modele ne kushtet e nje demokracie perendimore me institucione funksionale. Ky eshte luks qe ende nuk e kemi pasur.

Sic e shoh une, shqiptaret nuk jane ngritur te protestojne kundra nje modeli te caktuar ekonomik apo politik. Shqiptaret protestojne kundra pangopesise dhe pandershmerise se politikaneve. Shqiptaret protestojne ndaj vjedhjeve galopante te fondeve publike, ndaj pasurimit te neveritshem te nje pakice drejtuese dhe ndaj mjerimit te tejskajshem te shumices. Ndaj mungeses se llogaridhenies dhe rreshqitjes drej autoritarizmit, ndaj mungeses se shpreses dhe eksodit qe per shumekend duket I pashmangshem.

Ndaj, kur flasim per ate cka do te zevendesoje sistemin politik shqiptar pas kesaj katraure qe heret a vone, do marr fund, aspirata ime nuk lidhet as me te majten e as me te djathten politike. Kjo nuk do te thote se politikat ekonomike nuk kane rendesi. Por per momentin, nuk eshte fjala mbi uljen apo rritjen e taksave, mbi privatizimin apo shtetezimin e sherbimeve publike apo nese investimet duhet t’I lihen teresisht tregut apo nje pjese kontrollohen nga shteti. Ne fund te fundit, vende si Britania e Madhe, Kanadaja, Gjermania, apo Franca etj kane “mixed economies” nje kombinim ku nderthuren ne shkalle te ndryshme tregu dhe nderhyrja e shtetit. Asnje model, me vete apo i kombinuar, nuk garanton ndershmerine e politikaneve. Ne cdo rast, duhen institucione effektive llogaridhenje, qe frenoine korrupsionin, shfrytezimin dhe keqperdorimin e pushtetit.

Prandaj, aspirata ime me e madhe per momentin eshte qe me ne fund te kemi nje klase politike qe e sheh rolin e vet, para se gjithash, si nje sherbim publik dhe akt patriotizmi. Qe e sheh mandatin e vet si privilegj te perbashket dhe jo vetiak, qe pranon modestine e pageses se funksionit dhe nje menyre jetese joekstravagante. Qe i ben lanet orat e vererat e shtrenjta, pronat pa fund, luksin e risorteve nderkombetare, shkollimin e femijeve ne shkollat me elitare te botes ku keto privilegje financohen nga abuzimi me pushtetin, ne kurriz te spitaleve, shkollave, infrastruktures, and ne pergjithesi, mireqenies se popullit shqiptar. 

Se cila do te jete kjo klase nuk e di. Nuk besoj se ekziston nje profesion qe te pergatit domosdoshmerisht per mireqeverisjen. Por besoj se pervoja e pergjegjesise reale, kur e di qe veprimet e tua mund t’I kushtojne pacientit shendetin apo jeten, klientit punen, lirine apo kursimet e nje jete te tere, eshte nje shkolle e dobishme per kedo qe aspiron te qeverise. Mjeket, avokatet, ekonomistet dhe njerez te shume profesioneve te tjera e njohin mire teorine, por shpesh e kane perjetuar drejtperdrejte edhe koston njerezore te vendimmarrjes. Ne kemi nevoje dhe per teoriciene dhe mendimtare pa dyshim. Por qeverisja kerkon me shume se sa ide: kerkon pervoje, pergjegjesi, integritet, dhe aftesine per t’u dhene llogari te tjereve. 

Se fundmi, nuk mendoj se diaspora eshte pergjigja, edhe pse mund te jap nje kontribut te cmuar, perfshire edhe ekspertizen teknike. Per mendimin tim, udheheqesit e ardhshem jane shqiptaret qe kane zgjedhur te jetojne ne Shqiperi dhe te perballen me realitetin e perditshem te shemtuar, qe protestuan me durim ne te nxehtin perevelues te veres dhe qe tani perballen me gazet lotsjellesh, shkopat e gomes dhe dhunen. Ata qe duan ndryshimin, jo thjesht per te zene vendin e atyre qe qeverisin sot, por per t’I dhene nje kuptim tjeter veteqeverisjes.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *